Rreth Nesh

Kompania imobiliare më profesionale dhe më dinamike në tregun Shqiptar

Shifrat tona flasin

Rezultatet tona reflektojnë angazhimin dhe profesionalizmin që The Right Deal ofron në tregun imobiliar

1000+

Prona të Shitura

Prona të shitura me sukses

15+

Vjet Eksperiencë

Në tregun imobiliar shqiptar

2000+

Klientë të Kënaqur

Që na besojnë vazhdimisht

Rreth The Right Deal

The Right Deal është kompania imobiliare më profesionale dhe më dinamike në tregun Shqiptar. Ne e nisëm këtë kompani duke parë mungesën e një shërbimi cilësor në tregun Imobiliar. Agjentët tanë shquhen për qasjen serioze dhe për ndjeshmërinë ndaj klientit në momentin e shitjes apo blerjes së një prone.

Çdo pronë që trajtohen nga kompania jonë merr vëmendjen e duhur dhe pronari informohet për të gjitha zhvillimet. Duke filluar nga moment i kontaktit të parë e deri në finalizimin e shitjes agjentët tanë kujdesen që i gjithë procesi i shitjes të kalojë lehtësisht dhe pronari të marrë vlerën maksimale për pronën e vete.

Blerësit që shoqërohen nga agjentët tanë sigurohen të marrin prona të zgjedhura që vlejnë më shumë se lekët e tyre dhe kanë të gjithë parametrat e një shtëpie moderne dhe të rehatshme. Çdo industri kërkon ekspertin e vete dhe një ekspert i mirë imobiliar ndihmon blerësin të bëjë zgjedhjen e duhur për buxhetin që ka pa bërë kompromise me cilësinë e pronës.

Qiraja është kthyer në një mënyrë të mirë investimi për këdo që ka një apartament të dytë. Sekreti është gjetja e klientëve që paguajnë rregullisht, mbajnë pronën mirë dhe qëndrojnë gjatë. Për këtë sigurohet The Right Deal. Klientët tanë janë të përzgjedhur dhe në shumicën absolute të rasteve respektojnë termat e kontratës të rënë dakord në momentin e dhënies së pronës me qira.

Puna me The Right Deal është një eksperiencë e pabesueshme në kushtet e një tregu kaotik dhe shërbimi inferior. Klientët tanë japin vetëm referenca pozitive dhe zgjedhin të bëjnë biznes me ne vazhdimisht duke na konfirmuar rrugën që kemi zgjedhur: shërbim ekselent, profesionalizëm dhe mbështetjes e vazhdueshme e atyre që na besojnë.

Vlerat tona

  • Profesionalizëm dhe cilësi në çdo shërbim
  • Transparencë dhe besueshmëri
  • Përkushtim ndaj nevojave të klientit
  • Ekspertizë në tregun imobiliar shqiptar

Kontakt

  • Sheshi Selvia, Rruga Tafaj 1018 Tirana, Albania
  • 067 403 2997
  • info@therightdeal.al.al

Newsletter

Ju do lajmeroheni për ofertat më të fundit dhe pronat më të reja.

© TheRightDeal - All rights reserved

Design & Developement by nextstudio